Aktualitet

Olsian Çela pret në zyrë Ardi Veliun/ Nënshkruhet marrëveshja për referimin e veprave penale, evitohet ngarkesa për Proku

30 Shtator 2020, 08:12 Nga DOSJA
Olsian Çela pret në zyrë Ardi Veliun/ Nënshkruhet

TIRANË- Mëngjesin e sotëm, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtori i krimeve Tonin Vocaj dhe Arben Dashi, drejtor Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Policinë e Shtetit.

Mësohet se gjatë takimit që u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit, me synim përmirësimin e koordinimit në trajtimin e materialeve kallëzuese që lidhen kryesisht me viktimat akuzuese.

Kjo marrëveshje përcakton instrumente të posaçme që do të sjellin uljen e numrit të referimeve të dërguara nga Policia në prokurori, për disa vepra penale. Në këtë mënyrë evitohet ngarkasa për Prokurorinë.

Po kështu, në këtë takim u diskutua edhe për kriminalitetin, korrupsionin, krimet ekonomike dhe trafikun e  drogës.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu olsian cela ardi veliu olsian cela

Sondazh

Poll