Aktualitet

Aksione në 34 vende/ Arrestohen 166 “koka” të krimit në Europën Juglindore, kontrolle edhe në Shqipëri. Shefi i EUROPO

30 Shtator 2020, 08:05 Nga DOSJA
Aksione në 34 vende/ Arrestohen 166 “koka” të krimit

EUROPOL ka publikuar statistikat më të fundit, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në raporton e fundit theksohet gjatë operacioneve të zhvilluara në një hark kohor prej 4 ditësh,  në 34 vende të Europës Juglindore, mes të cilave dhe Shqipëria, janë arrestuar 166 persona.

Mësohet se janë arrestuar 17 persona për trafik të armëve, 73 për kontrabantë të emigrantëve të paligjshëm, 37 për trafik droge, 7 për trafik të armëve të paligjshme dhe trafik droge, 12 për dokumente të rreme, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të ndryshme  ndërsa 19 të tjerë janë arrestuar për krime të ndryshme që nuk lidhen me operacionin JAD.

Kriminelët nga rajoni i Evropës Juglindore po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit. Europol është i përkushtuar të punojë ngushtë me këtë rajon dhe të mbështesë një qasje ndërkombëtare të koordinuar dhe mbështetëse reciproke për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar. Ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit”, është shprehur ai.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet europol operacioni në europën juglindore europol operacioni në europën juglindore

Sondazh

Poll