Aktualitet

Sherr masiv në Kamëz/ Të rinjtë nxjerrin thikat, tre 17-vjeçarë plagosen jashtë marketit

30 Shtator 2020, 07:27 Nga DOSJA
Sherr masiv në Kamëz/ Të rinjtë nxjerrin thikat, tre

TIRANE– Tre të rinj janë plagosur me thika mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Tre 17-vjeçarët me inicialet E. Daku, R. Bani, Sh.Duraku janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Ngjarja mes të rinjve ka ndodhur jashtë ambienteve të një marketi.

Në polici janë shoqëruar dy persona që do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë një 19-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 16-vjeçari. Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt. Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore. Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D. Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes te rinjve ne kamez sherr mes te rinjve ne kamez

Sondazh

Poll