Aktualitet

Dita e tretë e grevës së urisë/ Nisin problemet në kampin e naftëtarëve, njëri largohet prej problemeve me shëndetin, k

30 Shtator 2020, 07:20 Nga DOSJA
Dita e tretë e grevës së urisë/ Nisin problemet në

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së tyre të urisë, por kanë nisur problemet e para. Një prej naftëtarëve ka lënë në mes “misionin” e tij duke u dërguar për në spital. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe kishte nevojë për trajtim mjekësore.  Megjithatë vendi i tij nuk është lënë bosh, pasi është zëvendësuar nga kolegu i tij. Edhe sot brenda në Uzinën e Ballshit, ata kanë bërë thirrje që të zbatohet vendimi i Gjykatës dhe të gjithë të likuidohen, ndërkohë që flasin edhe për problemet shëndetësore që kanë hasur. Sipas tyre, spitali i Ballshit nuk është interesuar për shëndetin e tyre dhe se janë lënë në mëshirë të fatit.

Për mediat ata janë shprehur se askush nuk po i dëgjon kërkesat e tyre dhe se në krah kanë të gjithë qytetarët e Ballshit. Ata kërkojnë, që shteti të marrë përsipër detyrimet dhe të mos ia kalojë si përgjegjësi privatit.

Naftëtarët kërkojnë siguri për rrogat e tyre, të cilat u janë premtuar nga kryeministri dhe ministrja e Infrastrukturës. Njëkohësisht ata kanë kërkuar largimin e Ballukut, nëse nuk mbahet fjala për lëshimin e rrogave të prapambetura.

Grevës së naftëtarëve u është bashkuar dhe një punonjës i nënstacionit të Poçemit, Arben Aliaj, i cili shprehet se punëtorët kanë më shumë se 20 paga që nuk i kanë marrë. Pavarësisht se kanë të njëjtat probleme, sërish punëtorët e Stacionit të pompimit të Poçemit kanë shkuar për t’i mbështetur 10 kolegët e tyre por ende nuk e kanë vendosur që t’u bashkohen.

Megjthatë greva e tyre e urisë nuk ishte një rrufë në qiell të hapur pasi më herët naftëtarët erdhën në Tiranë për të takuar ministren Belinda Balluku, e cila nuk denjoi t’i priste në zyrë për të dëgjuar kërkesat e tyre. Të injoruar prej muajsh nga shteti, edhe pse kanë muaj që kërkojnë pagat e tyre që janë legjitimuar edhe me vendim gjykate, sërish askush nuk u ka ardhur në ndihmë për t’i likuiduar. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë

 (k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie greva e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll