Politike

‘Shih atdheun se po na e merr greku’/ Rama s’e “fal” presidentin: Shko mbroje me Liken, bjeri nga Vjosa se…

29 Shtator 2020, 12:12 Nga DOSJA
‘Shih atdheun se po na e merr greku’/ Rama s’e

TIRANË– Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillonte një konferencë për shtyp, në ekran i shfaqen dhe komentet e qytetarëve. Një prej tyre tërhoqi vëmendjen e kryeministrit, i cili i kërkonte që të mbronte detin. Rama nuk e kurseu ironinë, duke përmendur edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka kërkuar që mos të preket as lumi Vjosa. 

Komentuesi: Lërë ekonominë po shih atdheun se po na e merr greku.

Edi Rama: Atdheun mbroje me Liken. Madje bjeri nga Vjosa se Lika po mbron edhe Vjosën tani. Mbrojeni me Liken, Lulin dhe Monikën.

Deklarata u bë ditën e sotme në një konferencë për shtyp. Kryeministri Edi Rama foli edhe për ekonominë e vendit dhe projekte të qeverisë së tij. Në fjalën e tij, Rama premtoi rritje të pagës minimale, dhe mohoi se do të hapen kaziontë. Sa i përket legalizimit të kanabisit, kreu i qeverisë u shpreh se do ta miratojë kur të jetë gati.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 10:30

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në ...