‘Tani u kujtuat…’/ Rama ndërhyn në konferencë, kapet me komentuesit: Këngë nga shtëpia diskografike e SHQUPIT, na ra
29 Shtator 2020, 11:44Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje disa komenteve nga live i tij në Facebook. Në një konferencë për shtyp me në fokus ekonominë, Rama tha se qytetarët të cilët mbështesin Partinë Demokratike e pyesin shpesh “tani u kujtove”, ndërsa ai është shpjeguar se e gjitha varet nga mundësitë.
“Nga ky shtet paketat janë disbursuar plotësisht, nëse ka ndodnjë t’i bëjë në kohë. Mund t’i bëjë dhe asnjë nuk do ta lëmë vetëm. E kam vënë re një këngë nga shtëpia diskografike e SHQUPIT që thotë tani u kujtuat. Jemi kujtuar në fund të vitit 2013. Këtë e dinë ata që merren për biznesin e vogël, dhe jo ata që këndojnë për shtëpinë diskografike të SHQUPIT. Premtimin e kemi dhënë më parë, para se të finte karantina që ne deri në vitin 2029 do të garantojmë, duke pasur të drejtën ta bëjmë këtë, që nuk do ketë taksë dhe TVSH për biznesin e vogël. Megjithëse na ra flama ne e kemi bërë ligj jo pretim. Do ta mbajmë deri në vitin 2029. E fundit, kur flas për pagë minimale, nuk them për shtet, e them për sektorin privat. Do të jetë e detyruar për çdo kompani private. Në shtet ne nuk kemi paga të tilla. Tani limiti do vendoset dhe për sektorin privat,”-tha Rama.
Deklarata u bë ditën e sotme në një konferencë për shtyp. Kryeministri Edi Rama foli edhe për ekonominë e vendit dhe projekte të qeverisë së tij. Në fjalën e tij, Rama premtoi rritje të pagës minimale, dhe mohoi se do të hapen kaziontë. Sa i përket legalizimit të kanabisit, kreu i qeverisë u shpreh se do ta miratojë kur të jetë gati.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar sot se nuk ka për të patur më një pagë minimale poshtë 30 mijë lekëve të rinj. Në konferencën sot në sallën e Ha...
MAL I ZI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë jo zyrtare në Tuz të Malit të Zi pak ditë më parë. Media malazeze “Vijesti” ka bërë me dije detaje nga ...
GJERMANI- Ministri i Jashtëm i Deleguar i Shqipërisë, Gent Cakaj është në Berlin këtë javë ku është duke zhvilluar një vizitë zyrtare. Takime të shumta, por dhe...
GJERMANI– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në Berlin zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për &C...
Politike29 Shtator 2020, 10:30
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në ...
TIRANË– Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kalojnë në disa filtra. Pasi Opozita e Bashkuar dorëzoi draftin, shqyrtimi nen për nen dhe votimi në Kuvend u sh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin e parë për programin e Financimit të Bashkimit Evropian, si donatori më i rëndësishëm i konfere...
TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se është momenti që krimi i organizuar dhe korrupsioni të marrin një goditje. Një një postim në T...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se nuk do të marrë kredite nëse qeveria do të përdorë planin me 5 pikat për rimëkëmbjen e ekonimisë në kohë ...