Politike

Rindërtimi i shtëpive të prishura nga tërmeti, Rama flet për risinë: Do lidhim kontratë, nëse nuk e zbatojmë do të ket

29 Shtator 2020, 12:06 Nga DOSJA
Rindërtimi i shtëpive të prishura nga tërmeti, Rama flet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se të gjitha shtëpitë e shembura nga tërmeti do të pajisen me një kontratë të veçantë. Në një konferencë për shtyp me në fokus ekonominë, Rama u shpreh se familjet e prekura do të kenë kontratë me qeverinë shqiptare, e cila nëse nuk përmbush kushtet do penalizohet. Por nuk ka dhënë shpjegime sesi.

PYETJE: Në prag të nisjes së fushatës, iu kërkoni një mandat të 3, cili është plani ekonomik?

EDI RAMA: Ka kohë për këtë. Ne po bëjmë kontratë për të gjithë familjet që u takon kontratë nga rindërtimi. Do të kenë kontratë me qeverinë shqiptare. Kontrata do të ketë penallti për qeverinë nëse nuk respektohet marrëveshja në kuptimin e afateve. Është e vështirë për 1001 arsye. Në pak ditë ministrja e Infrastrukturës, do të hapë garën për aeroportin e Vlorës. Kaluan gjithë këto muaj dhe është vonesë por është pengesë objektive. Kështu na janë penguar disa punë por hynë një nga një në proces. Kuksianët që më kanë tallur aq shumë. Unë do t’i marr nga Londra dhe do t’i ul në Kukës që të votojnë PD-në. Unë do t’i marr nga Londra.

Deklarata u bë ditën e sotme në një konferencë për shtyp. Kryeministri Edi Rama foli edhe për ekonominë e vendit dhe projekte të qeverisë së tij. Në fjalën e tij, Rama premtoi rritje të pagës minimale, dhe mohoi se do të hapen kaziontë. Sa i përket legalizimit të kanabisit, kreu i qeverisë u shpreh se do ta miratojë kur të jetë gati.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rindertimi pas termetit edi rama rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 10:30

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në ...