Politike

Rama: Biznesi i vogël do të çlirohet nga inspektimet, TVSH, dhe tatim-fitimi! Nuk do të ketë më pagë minimale poshtë 30

29 Shtator 2020, 11:16 Nga DOSJA
Rama: Biznesi i vogël do të çlirohet nga inspektimet, TVSH, dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar sot se nuk ka për të patur më një pagë minimale poshtë 30 mijë lekëve të rinj. Në konferencën sot në sallën e Hartave në Kryeministri, ku prezantoi hapat e rinj për të stimuluar ekonominë, Rama tha se nuk ka për të patur më inspektime tek biznesi i vogël, duke pranuar kështu një kërkesë të kahershme të opozitës dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Biznesi i vogël është i çliruar nga TVSH dhe tatim fitimi. Nuk ka për të patur me pagë minimale poshtë 30 mijë lekëshit. Po ashtu nuk do të ketë më inspektime tek biznesi i vogël. Biznesi i vogël nuk do të jetë më peng i biznesit të madh. E treta, plani për të rritur pagën minimale, do të rrisë automatikisht fuqinë blerëse dhe do të lehtësojë shtresën e paguar më pak, por s’është masë definitive por e ndërmjetme midis të nesërmes dhe të djeshmes. Me treguesit ekonomikë është fakt se pezullimi i rindërtimit mund të kishte qenë rrezik real nga pikëpamja ekonomike, prandaj ka qenë përparësi.”-tha Rama. 

Deklarata u bë ditën e sotme në një konferencë për shtyp. Kryeministri Edi Rama foli edhe për ekonominë e vendit dhe projekte të qeverisë së tij. Në fjalën e tij, Rama premtoi rritje të pagës minimale, dhe mohoi se do të hapen kaziontë. Sa i përket legalizimit të kanabisit, kreu i qeverisë u shpreh se do ta miratojë kur të jetë gati.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 10:30

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në ...