Politike

Vizita “sekrete” e Ramës, shkoi pa shumë bujë në Mal të Zi por u zbulua. Darkë në restorant dhe diskutime politike, k

29 Shtator 2020, 10:58 Nga DOSJA
Vizita “sekrete” e Ramës, shkoi pa shumë bujë në

MAL I ZI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë jo zyrtare në Tuz të Malit të Zi pak ditë më parë.  Media malazeze “Vijesti” ka bërë me dije detaje nga takimi në Tuz, i kryeministrit shqiptar me Nik Gjeloshaj, i cili mban postin e kreut të komunës. Burime për median bënë me dije se Rama dhe Gjeloshaj u takuan në një restorant të zonës dhe ndenjën së bashku për më shumë se një orë. 

Ishte vetë Gjeloshaj, ai që e konfirmoi takimin për “Vijesti” por nuk pranoi që të jepte detaje nga takimi.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha Gjeloshaj shkurtimisht.

Burimi i “Vijesti” pretendon se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi. Ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim zyrtar për takimin në rrjetet sociale të Ramës ose Gjeloshajt.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë, në zgjedhjet parlamentare të gushtit, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama mbështeti publikisht partinë e presidentit Milo Gjukanoviç. Madje Rama foli edhe serbisht duke bërë thirrje që të votonin për të ardhmen europiane të vendit, por fitues nga zgjedhjet doli koalicioni opozitar, me në krye Duško Markoviç.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne mal te zi nik gjeloshaj rama takon nik gjeloshajn edi rama edi rama ne mal te zi nik gjeloshaj rama takon nik gjeloshajn

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 10:30

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në ...