Aktualitet

I fiksuar pas motorave dhe makinave luksoze/ Publikohen fotot e djalit të biznesmenit nga Saranda, i riu që ia mbathi nga spit

29 Shtator 2020, 10:31 Nga DOSJA
I fiksuar pas motorave dhe makinave luksoze/ Publikohen fotot e djalit të

TIRANE– Janë publikuar fotot e të riut nga Saranda, Kosta Kaca, 24-vjeçarit i cili po drejtonte mjetin tip ‘BMW’ në momentin kur u përplas me ambulancën brenda të cilës ishte dhe infermierja Adelina Rizvani që fatkeqësisht humbi jetën.

I riu shihet me automjete luksoze dhe motora sportivë duke na lënë përshtypjen se është i apasionuar pas shpejtësisë dhe adrenalinës.

Sapo mësoi lajmin se infermierja kishte ndërruar jetë, Kosta Kaca, i cili është djali i një biznesmeni në qytetin e Sarandës u largua nga spitali ku po trajtohej duke përfituar nga fakti që u vendos të procedohej penalisht. Mirëpo familjarët e tij janë shprehur se ai nuk është arratisur thjesht është transferuar në një spital privat.

Shoferit të ambulancës i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin pasi hyri në kundravajtje në kryqëzim në Sarandë iu dha masa e sigurisë arrest me burg, por ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e policisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fotot e te riut nga saranda kosta kaca fotot e te riut nga saranda kosta kaca

Sondazh

Poll