Aktualitet

“Mes nesh ka të sëmurë, kanë nevojë për ndihmë mjekësore”/Naftëtarët e Ballshit në ditën e dytë të grevës së

29 Shtator 2020, 08:37 Nga DOSJA
“Mes nesh ka të sëmurë, kanë nevojë për

BALLSH- Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e dytë të grevës së urisë. Nga ambientet e brendshme të uzinës, ata kanë kërkuar që të marrin rrogat e prapambetura dhe të rifillojnë punën. Ata shprehen se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ministrja Belinda Balluku dhe theksojnë se disa prej naftëtarëve kanë probleme shëndetësore.

“Deri më tani nuk ka ardhur asnjë mjek dhe asnjë përfaqësues i qeverisë. Nuk ka asnjë reagim as nga qeveria dhe nga ministria. Ose hapni uzinën, ose na jepni lekët. Ne nuk tërhiqemi nga greva e urisë. Ne duam që të fillojë puna në uzinë. Ish-krerët vodhën djersën e naftëtarëve. Këtu ne kemi grevistë të sëmurë që ka nevojë për ndihmë mjekësore.”, janë shprehur naftëtarët.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në mbështetje të tyre janë edhe disa punonjës të tjerë të uzinës.

Që prej ditës së djeshme 10 naftëtarë të Ballshit vijojnë grevën e urisë në ambinetet e uzinës.  Ata kërkojnë për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.  Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:32

TIRANE– Ish anëtari i gjykatës kushtetuese, Besnik Muçi i cili është shkarkuar nga detyra nga KPK i ka dërguar letër institucioneve ku kërkon që të anulo...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Sot është dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa di...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:07

TIRANË- Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një intervistë për  “Abc-ja e Mëngjesit”, u shpreh se maskat që të mbrojnë nga COVID-19, janë ato me ...