Aktualitet

Bëri rekurs/ Regjistrohet në Gjykatën e Lartë dosja e Saimir Tahirit, Ilir Panda është relatori i çështjes

29 Shtator 2020, 09:35 Nga DOSJA
Bëri rekurs/ Regjistrohet në Gjykatën e Lartë dosja e Saimir

TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Ish-ministri i Brendshëm në këtë gjykatë ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë. Mësohet se relatori i kësaj çështjeje do të jetë gjyqtari Ilir Panda.

Pak muaj më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Tahiri bashkë me Jaeld Çelën i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre.

Dyshja priste vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe tashmë çështja do rigjykohet nga e para. Apeli i GJKKO-së  thekson se vendimi i parë më parë kishte shkelje, pasi ishin ndërruar akuzat, por nuk ishin njoftuar në kohë dy të pandehur.

Kujtojmë se ish-ministri është nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin e Çelën vetëm për “shpërdorim detyre”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i dyte i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:32

TIRANE– Ish anëtari i gjykatës kushtetuese, Besnik Muçi i cili është shkarkuar nga detyra nga KPK i ka dërguar letër institucioneve ku kërkon që të anulo...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Sot është dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa di...