Aktualitet

Dhunë fizike ndaj vajzës së mitur, bashkëshortes, drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Arrestohen 6 persona në flagrancë n

29 Shtator 2020, 09:28 Nga DOSJA
Dhunë fizike ndaj vajzës së mitur, bashkëshortes, drejtim

TIRANE– Policia ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale, mes tyre një i shpallur në kërkim.

Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet E. F., 29 vjeç, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ndërsa shtetasi G. D., 37 vjeç, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Gjithashtu u arrestuan shtetas të cilët kishin dhunuar bashkëshorte, vjedhur biçikleta apo kishin drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policise: 

Tiranë Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 29 vjeç, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. P., 40 vjeç, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit M. Ll. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. M., 50 vjeç, pasi në rrugën “Zgjimi”, në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. G. D., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit E. H., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/l. Më datë 28.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. B., 24 vjeçe, sepse mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Butrinti”, në Kashar, ka shkuar me pretekstin për të lypur dhe më pas ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases I. K. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetases K. B. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim i shtetasve arrestim i shtetasve

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:32

TIRANE– Ish anëtari i gjykatës kushtetuese, Besnik Muçi i cili është shkarkuar nga detyra nga KPK i ka dërguar letër institucioneve ku kërkon që të anulo...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Sot është dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa di...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:07

TIRANË- Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një intervistë për  “Abc-ja e Mëngjesit”, u shpreh se maskat që të mbrojnë nga COVID-19, janë ato me ...