Aktualitet

OFL zbarkon në Elbasan/ Në ‘sitë’ tre të ‘fortët’ e dënuar për vjedhje, rrëmbim personi dhe trafik droge (EMRAT)

29 Shtator 2020, 10:07 Nga DOSJA
OFL zbarkon në Elbasan/ Në ‘sitë’ tre të

ELBASAN- OFL, Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në sitën e OFL-së janë tre të dënuarit Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe Emanuele Budini. Personat e mësipërm janë dënuar për vjedhje, trafik droge, rrëmbim personi dhe grup të strukturuar kriminal. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosjet e tyre do kalojnë në SPAK.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

D. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim bubeqi durim koçi emanuele budini olf bashkim bubeqi durim koçi emanuele budini olf

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:32

TIRANE– Ish anëtari i gjykatës kushtetuese, Besnik Muçi i cili është shkarkuar nga detyra nga KPK i ka dërguar letër institucioneve ku kërkon që të anulo...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Sot është dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa di...