Aktualitet

U dënua me 14 vite nga GJKKO, Arbër Çekaj kërkon pafajësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit

29 Shtator 2020, 10:15 Nga DOSJA
U dënua me 14 vite nga GJKKO, Arbër Çekaj kërkon

TIRANË- Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka apeluar vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Çekaj kërkon pafajësinë në Apel, pasi u dënua me 14 vite burg, pas konvertimit të dënimit me 21 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar që ishte pranuar më herët prej tij.

Në seancën maratonë prej 9 orësh më 15 shtator, Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. Po ashtu u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët po ashtu kanë apeluar vendimin.

Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite që u reduktua me 10 vite e 8 muaj, ndërsa shoferi i kamionit Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, i cili do të ulet në 8 vite e 8 muaj. Të tre akuzohen se kanë marrë pjesë në grup të strukturuar kriminal dhe trafikuar lëndë narkotike ndërkombëtar narkotikësh.

Sasia rekord e kokainës u kap në shkurtin e vitit 2018, ku policia shqiptare e sinjalizuar nga ajo greke sekuestroi 613 kg kokianë në konterinerin e bananeve të kompanisë së Çekajt, “Arbër Garden”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apeli i arber cekajt arber cekaj apeli i arber cekajt arber cekaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:32

TIRANE– Ish anëtari i gjykatës kushtetuese, Besnik Muçi i cili është shkarkuar nga detyra nga KPK i ka dërguar letër institucioneve ku kërkon që të anulo...