Aktualitet

Dita e dytë e grevës/ Naftëtarët e Ballshit: Do qëndrojmë në uzinë derisa të marrin zgjidhje kërkesat tona

29 Shtator 2020, 09:51 Nga DOSJA
Dita e dytë e grevës/ Naftëtarët e Ballshit: Do

BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e dytë të grevës së urisë. Ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa t’u plotësohen dy kërkesat e tyre, rrogat e prapambetura dhe rifillimi i punës në uzinë.

“Tani i bie që u përsëris ato që thanë kolegët. Jam plotësisht dakord me ato që thanë kolegët. Ne jemi të vendosur të qëndrojnë derisa të marrin zgjidhje.”, u shpreh një naftëtar.

Ndërsa një tjetër ka deklaruar: “Jemi në rregull. Nuk kemi pasur probleme, është dita e dytë e grevës, ne do të vazhdojnë grevën. Deri më tani jemi mirë shyqyr Zotit.”. 

Që prej ditës së djeshme 10 naftëtarë të Ballshit vijojnë grevën e urisë në ambinetet e uzinës. Ata kërkojnë për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.  

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:32

TIRANE– Ish anëtari i gjykatës kushtetuese, Besnik Muçi i cili është shkarkuar nga detyra nga KPK i ka dërguar letër institucioneve ku kërkon që të anulo...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Sot është dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa di...