Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ SPAK “shkrin” 6 paditë në një të vetme, nis marrja në pyetje e personave të përfshirë

29 Shtator 2020, 08:51 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ SPAK “shkrin” 6 paditë në

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mësohet se SPAK ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

E para që është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore është avokatja Adriana Kalaja. Ndërkohë që pas saj do të pyeten të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Sot nuk ka munguar edhe një reagim nga Presidenti Ilir Meta, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit u shpreh se ai ishte një akt taleban i bërë nga një pushtet që sjell dëme të pariparueshme.

Shembja e Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj 2020 dhe solli disa protesta të njëpasnjëshme. Artistët e aktivistët, të mbështetur dhe nga opozita kundërshtuar aksionin e Policisë së Shtetit, e cila nxorri me dhunë ata që ishin brenda në godinë dhe shkatërroi brenda pak orëve kompleksin e teatrove. Reagimi qytetarë për shkatërrimin e godinës ishte i madh, por kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se projekti për ndërtimin do të vijojë. Pak javë më vonë, Bashkia Tiranë hapi një tender me një fond limit prej 60,317,899 lekë nga Buxheti i Shtetit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Mësohet se Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për “Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar”. Hapja e këtij tenderi rrëzon projektin e Bjarke Ingels, i cili është financuar nga kompania “Fusha Shpk”, pasi tashmë mund të marrin pjesë në garë dhe kompani të tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e teatrit kombëtar spak “shkrin” 6 paditë në një të vetme shembja e teatrit kombëtar spak “shkrin” 6 paditë në një të vetme

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:32

TIRANE– Ish anëtari i gjykatës kushtetuese, Besnik Muçi i cili është shkarkuar nga detyra nga KPK i ka dërguar letër institucioneve ku kërkon që të anulo...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Sot është dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa di...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:07

TIRANË- Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një intervistë për  “Abc-ja e Mëngjesit”, u shpreh se maskat që të mbrojnë nga COVID-19, janë ato me ...