Politike

Kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin? Berisha: Për mua e bëri Fatos Klosi, njëri më erdhi në zyrë dhe më tha e ‘vrava’…

Berisha tha se atij i kishte shkuar një person në zyrë, militant i Partisë Demokratike, dhe i kishte thënë se e lishte vrarë ai Hajdarin, por që ish-kryeministri, nuk e kishte besuar. 
Featured image of article: Kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin? Berisha: Për mua e bëri Fatos Klosi, njëri më erdhi në zyrë dhe më tha e ‘vrava’… Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Azem Hajdari është nxjerrën ë pritë nga Fatos Klosi. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Berisha tha se atij i kishte shkuar një person në zyrë, militant i Partisë Demokratike, dhe i kishte thënë se e lishte vrarë ai Hajdarin, por që ish-kryeministri, nuk e kishte besuar. 

Pjesë nga biseda

Fevziu: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin?
Berisha: Në pritë po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi.

Fevziu: Kush ishte personi që i ngjalli besim dhe e bëri të bënte 100 metra në këmbë, ndërkohë që Azem Hajdari dihej që ruhej dhe ishte i kujdesshëm.

Berisha: Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vrava Azem Hajdarin, sepse kështu më ndodhi. Më tha që i kishin thënë t’i thoshte Azemit se aty është një makinë. Ai ishte i tronditur. Ky ishte një militant i partisë demokratike. Ai nuk ishte lidhje. Kishte një radio të shërbimit informativ në makinën nga e cila u qëllua. Pse doli Azemi? Jam shumë dakord që ai ishte i kujdesshëm. Ai mendoi çfarë mund të ishte kjo makinë. Ai mund të nxirrte bodiguardët. Bëri një vlerësim të gabuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fevziu: A mund të ketë një kurth nga persona brenda PD?

Absolutisht jo. Nëse merret kurth ky, që tjetri i tha se jashtë ka një makinë…

Fevziu: U zhduk celulari i Azem Hajdarit, a mund të ketë qenë një telefonatë e një personi të afërt që ai i ka zënë besë për të dalë?

Berisha:  Unë nuk besoj se ka qenë një telefonatë e personave të afërt. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda dhe nuk e kam ndjekur si ka shkuar ky problem. Sa i përket telefonit, sigurisht që vrasësit do të merrnin telefonin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment