Politike

Porosia e fundit! Berisha zbulon fjalët që i tha Hajdarit para vrasjes: Zhduku 6 muaj që të shpëtosh….

28 Shtator 2020, 20:45 Nga DOSJA
Porosia e fundit! Berisha zbulon fjalët që i tha Hajdarit para

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar publikisht porosinë e fundit që i ka dhënë Azem Hajdarit, para se ky i fundit të vritej. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Berisha u shpreh se me rrugën e vjetër, ekzistonin vetëm dy mënyra, ose të zhdukej, ose të qëndronte dhe të sulmonte.

Sipas ish-kryeministrit, duke qenë se kjo e dyta nuk ishte rruga që kishin zgjedhur ata, ai e kishte këshilluar Hajdarin që të zhdukej nga 6 muaj, në mënyrë që tashpëtonte.

“I kam dhënë një porosi…Azem këta kanë urdhër dhe janë në zbatim të një porosie që të të vrasin. Mirë i thashë është që të zhdukesh 6 muaj diku, meqë me rrugën e vjetër ka dy mënyra, ‘ose të fshihesh, ose të qëllosh e t’u biesh’! Kjo e dyta nuk ishte rruga jonë…se ata ishin një komisariat, dhe ngelte e para. Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë asnjë sherr, gjer ditën kur është vrarë. Aq më tepër me bandën e Haklajve. Kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se çdo luftë. Vetë Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes tyre,”– tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha vrasja e azem hajdarit sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll