Politike

Ndryshimin në Kodin Zgjedhor/ Soreca thirrje të fortë palëve politike: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet, çd

28 Shtator 2020, 16:30 Nga DOSJA
Ndryshimin në Kodin Zgjedhor/ Soreca thirrje të fortë palëve

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore. 

Po ashtu ai ka thënë se palët, duhet të diskutojnë së bashku për çdo ndryshim që kërkojnë të bëjnë në Kodin Zgjedhor shqiptar. 

“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”.- shkruan Soreca në një postim në Twitter. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca luigi soreca

Sondazh

Poll