Politike

DEKLARATA E FORTË/ Sali Berisha: Vrasësit e Azem Hajdarit, ditën e krimit pritën Fatos Nanon

28 Shtator 2020, 20:36 Nga DOSJA
DEKLARATA E FORTË/ Sali Berisha: Vrasësit e Azem Hajdarit, ditën

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se personat që kanë vrarë Azem Hajdarin, ditën e krimit kanë pritur Fatos Nanon në aeroport. Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Berisha tha se ata nuk janë ndaluar nga asnjë postbllok policie edhe pse dihej se kush ishin.

Ish-kryeministri këmbënguli se ata kanë pasur të bëjnë me Fatos Nanon dhe se për këtë arsye, kanë shkuar ta presin e ta takojnë. 

Vrasësit e Azem Hajdarit, ditën e krimit pritën Fatos Nanon në aeroport. Pse unë akuzova Nanon? Sepse ne i ndoqëm vetë dhe nga Lapraka gjer në Bajram Curr, asnjë postbllok policie nuk i ndaloi, i nderuan. Ne na u tha që kemi njoftuar postblloqe që t’i ndalojnë. Janë shefi i komisariatit na thanë dhe do i ndalojmë. Prit….pse Nanon? Përderisa ai nuk veproi dhe deklaroi që të faktohen akuzat e formuluara ose ai do të jepte dorëheqjen. Historia e mëvonshem treguan se ai nuk ishte personi i lidhur direkt, përkundrazi. Po shefi i SHISH, a kishte lidhje? Ata që organizojnë atentatet kanë gjithmonë informacione. Të nesërmen pasi regulloi azilin e Fatosit në Maqedoni, për vete zgjodhi Himarën,”– tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano sali berisha vrasja e azem hajdarit fatos nano sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll