Politike

(LISTA ME EMRAT) Nesër seanca dëgjimore, mblidhet grupi i punës për krijimin e KQZ-së së re, skualifikohen 17 aplikantë

28 Shtator 2020, 08:54 Nga DOSJA
(LISTA ME EMRAT) Nesër seanca dëgjimore, mblidhet grupi i punës

TIRANË– Ditën e sotme u mblodh grupi i punës nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për krijimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mbledhja nisi në orën 13:30 dhe i pranishëm ishte edhe i dërguari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe kryetari i komisionit z.Damian Gjiknuri. Bashkëm e të u paraqitën edhe anëtarët e komisionit: z. Adnor Shameti, z. Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, z. Myslim Murrizi dhe z. Edmond Stojku.

Komisioni me në krye Gjiknurin shqyrtoi sot të gjitha aplikimet për organet drejtuese të KQZ, dhe vendosi në mënyrë unanime kualifikimin e 52 aplikantëve.

17 prej tyre u skualifikuan për mosplotësimin e kritereve ligjore, të percaktuara në Ligjin 10019, datë 29.12.2008 , i ndryshuar “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërise”. Komisioni gjithashtu vendosi të kryejë seanca dëgjimore me kanditatët e kualifikuar,  që do të zhvillohen  në ambientet e Kuvendit në dt 29-30 shtator 2020.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kandidatet per kqz e re kqz e re kandidatet per kqz e re kqz e re

Sondazh

Poll