Politike

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen këtë javë në Kuvend, Komisioni i Ligjeve shtyn edhe shqyrtimin nen për nen

28 Shtator 2020, 16:06 Nga DOSJA
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen këtë javë

TIRANË– Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nuk do të votohet këtë javë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Edhe pse afati i fundit u vendos 1 tetori, mësohet se ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor do të shtyhet.

Madje edhe votimi nen për nen që ishte planifikuar të bëhej nesër në Komisionin e Ligjeve është shtyrë. Duke qenë se në dispozicion të palëve mbetën vetëm dy ditë, pasi Opozita e Bashkuar e dërgoi një natë më parë draftin e plotë në Këshillin Politik, ka bërë që Kuvendi të shtyjë datën e miratimit për ndryshimet.

Kështu, edhe me shtyrjen e Komisionit të Ligjeve, palët politike kanë më shumë kohë në dispozicion për të arritur një konsensus.

Opozita e Bashkuar dorëzoi një ditë më parë draftin në Këshillin Politik, ku kërkoi hapjen 100% të listave. Ndër të tjera në draft kërkohej mbajtja e koalicioneve siç janë, dhe  se emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor duhet të paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “A”.

Po ashtu Opozita e Bashkuar propozon që subjekti zgjedhor të mos ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Në fund, në draft u theksua se për çdo mos-marrëveshje do të kërkojë ndërhyrjen e ODIHR-it.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kodi zgjedhor ndryshimet ne kodin zgjedhor kodi zgjedhor ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll