Politike

Meta vë Dakon e Ramën me ‘shpatulla pas murit’: Koha për drejtësi, Durrësi është i mbërthyer nën darën e abuzimeve

28 Shtator 2020, 16:41 Nga DOSJA
Meta vë Dakon e Ramën me ‘shpatulla pas murit’: Koha

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të vendoset drejtësi teksa shkruan se Durrësi është nën pushtetin e abuzimeve bashkiake. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Meta ka shpërndarë një artikull të medias Reporter.al, që shkruan në lidhje me abuzimet e bëra nga bashkia e Durrësit, përfshirë edhe kërkesën e qeverisë për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Duke lidhur kështu ish-kryebashkiakun Vangjush Dako me kryeministrin Edi Rama dhe duke i vënë ata me ‘shpatulla pas murit’, Meta shkruan se ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.

“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme. KOHA PËR DREJTËSI!”– shkruan Presidenti Meta.

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.Transparenca,…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 28. September 2020

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike durres edi rama ilir meta vangjush dako durres edi rama ilir meta vangjush dako

Sondazh

Poll