Politike

Vasili ndërpret emisionin/ “Batuta dy lekëshe”, plas keq mes Mërtirit dhe deputetit, Murrizi: Je me mijëra vite dritë l

28 Shtator 2020, 19:42 Nga DOSJA
Vasili ndërpret emisionin/ “Batuta dy lekëshe”, plas keq

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi është përplasur ashpër me sociologun dhe analistin Ergys Mërtiri. Të ftuar në “Open”, teksa diskutonin në lidhje me shtyrjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Myslim Murrizi iu drejtua Mërtirit, të cilin e pyeti se në emër të kujt fliste.

Pas përgjigjes së Mërtirit, se ai po fliste për veten e tij dhe nuk përfaqësonte askënd, Murrizi e pyeti nëse ai ishte aty në emër të partisë që e mban me lekë. Këtu debati degradoi, dhe sociologu i tha deputetit se këto ishin batuta dy lekëshe që mund t’i hanin vetëm katunarët e Myzeqesë.

Këtë shprehje, Murrizi nuk e priti mirë, duke shtuar se analisti është me vite dritë larg myzeqarëve të tij. Këtu, moderatorja Eni Vasili u detyrua të ndërpriste emisionin dhe të kalonte në publicitet.

Pjesë nga debati:

Ergys Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes

Myslim Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve

Ergys Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhabete se s’të shkojnë fare

Myslim Murrizi: Ore i bëj me ty unë

Ergys Mërtiri: Po bëj ca të duash

Myslim Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hic…

Ergys Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argumet është dobësi

Myslim Murrizi: Po ca po të thash personale unë.

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ergys mertiri myslim murrizi ergys mertiri myslim murrizi

Sondazh

Poll