Politike

Vrasja e Azem Hajdarit, Sali Berisha: Nuk jam thirrur kurrë në Gjykatë apo Prokurori

28 Shtator 2020, 20:29 Nga DOSJA
Vrasja e Azem Hajdarit, Sali Berisha: Nuk jam thirrur kurrë në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në shtëoinë e tij nuk ka ardhur asnjë fletëthirrje që ta bëjë të shkojë të dëshmojë në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Edhe pse për Izet Haxhinë ka nisur rigjykimi dhe në media është publikuar se Berisha është kërkuar si dëshmitar, ish-kryeministri e mohoi këtë gjë në emisionin “Opinion”.

Kurrë në jetën time, as në Gjykatë dhe as në Prokurori. Prit ta sqaroj. Nuk kam marrë kurrë fletëthirrje në jetën time. Nuk ke një organ, media që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë. Fatos Klosi dhe Arben Rakipi, bënin lojë dhe skupe sepse s’më thërrisnin dot. Nuk kishte asnjë provë. Vetëm në harkun kohor prej 12 ditësh unë kam bërë tre konferenca shtypi. Duke pasur parasysh edhe faktorë të ndryshëm, unë kam dalë që të bëj publikisht çdo të dhënë, s’kam mbajtur asgjë për vete. I kam bërë të gjitha publike. Azem Hajdari ishte një nga personalitetet e rralla në Shqipëri. Ata ishin banda. Vrasësit Haklaj morën komisariatin vetëm për t’u hakmarrë në emër të regjimit,“- tha Berisha ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha vrasja e azem hajdarit sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll