Aktualitet

Sherri i Arta Markut me prokurorët zbarkon në KLP, anëtarët lenë jashtë mbledhjes Vate Stakën

15 Prill 2019, 12:12 Nga DOSJA
Sherri i Arta Markut me prokurorët zbarkon në KLP, anëtarët

TIRANE- Debatet e ashpra mes prokurorëve në mbledhjen e shkuar të Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve kanë lenë jashtë mbledhjes së KLP, anëtarin më të ri, Vate Staka.

KLP votoi sot me 6 pro që të mos lejonte në mbledhje të ulej Vate Staka, i cili zëvendëson në KLP, prokuroren e shkarkuar nga Vettingu, Antoneta Sevdari.

Argumenti për të mos lejuar Vate Stakës ishte se duhet të kalojnë 5 ditë për të pritur nëse do të ketë ankimim për postin e Vate Stakës apo jo.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, kryeprokurja Arta Marku ka debatuar ashpër me prokurorin Sokol Malaj. (Lexo ketu)

Malaj kërkoi ndryshimin e rregullores për të zgjedhur Stakës, si dhe ka kërkuar që në fletën e votimit të shkruhen opsionet pro dhe kundër, ndërsa në kundërpërgjigje Arta Marku u shpreh se ky vendim tashmë është marrë dhe kush nuk do mund të largohet dhe të mos marrë pjesë në votim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku mbledhja e klp vatë staka arta marku mbledhja e klp vatë staka

Sondazh

Poll