Aktualitet

Vrau pronarin, gjykata vendos të ekstradojë 23-vjeçarin drejt Londrës

15 Prill 2019, 11:45 Nga DOSJA
Vrau pronarin, gjykata vendos të ekstradojë 23-vjeçarin drejt

Durrës- Gjykata e Durrësit ka vendosur që Elton Sefa të ekstradohet drejt Londrës. Ai akuzohet se ka vrarë punëdhënësin e tij në Londër, John Woodward dhe në vendon tonë u arrestua më 2 mars me qëllim ekstradimi.

Avokati i të riut, Arsen Çaushja ka kërkuar pezullimin për ekstradimin e të riut.

Vrasja e 47-vjeçarit britanik

I riu shqiptar, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak, akuzohet se vitin e shkuar vrau një ndërtues britanik, në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore.

Sefa e goditi disa herë me sende të forta në kokë britanikun, i cili po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet avokati elton sefa ekstradohet londer john woodward vrasja e pronarit arrestohet avokati elton sefa ekstradohet londer john woodward vrasja e pronarit

Sondazh

Poll