Aktualitet

E denoncoi tek portali i Ramës, Voltana Ademi padit për shpifje biznesmenin

15 Prill 2019, 12:01 Nga DOSJA
E denoncoi tek portali i Ramës, Voltana Ademi padit për shpifje

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka paditur për shpifje administratorin e linjës private të transportit urban, Afrim Dervishi.

Afrim Dervishi thotë se padia lidhet me denoncimin që ky i fundit kishte bërë në portalin e krijuar nga qeveria Rama 2 “Shqipëriaqëduam.al”, ku akuzonte Ademin për mosmenaxhim të duhur dhe mungesë mbështetjeje me informalitetin që vjen nga furgonët, por edhe mungesën e rimbursimit për kategoritë në nevojë.

Por akuza direkte për të cilën Ademi e ka çuar në gjyq është ajo e ryshfetit dhe korrupsionit.

Biznesmeni nuk e pranon ta ketë bërë një akuzë të tillë direkte, dhe shton se kryebashkiakja nuk pranon ta takojë prej vitesh.

“Më ka bërë padi penale, sepse kam bërë një denoncim tek portali i kryeministrit. Avokati i kryetares më ka paditur. Më akuzon për shpifje dhe për ofendim. Unë kam shkruar në portal për problemin tim, për furgonet, për abonetë studentore, invalidët etj.”-tha Dervishi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim dervishi padia e voltanes voltana ademi afrim dervishi padia e voltanes voltana ademi

Sondazh

Poll