Aktualitet

Forcat e Armatosura zhvendosin predha kundër-tank në Dobraç, si i gjeti pronari i magazinës (Foto)

15 Prill 2019, 10:37 Nga DOSJA
Forcat e Armatosura zhvendosin predha kundër-tank në Dobraç, si

SHKODER- Forcat e Armatosura kanë zhvendosur 3 predha në Dobraç, pasi u gjetën në ambientet e një magazine të braktisur.

Ministria e Mbrojtjes njofton se predhat u gjetën nga vetë pronari i magazinës, i cili ishte duke pastruar ambientet e godinës.
Ato dyshohet se janë marrë në depot e armëve gjatë revoltës së vitit 1997.

Njoftimi i plotë:

FA zhvendosin predha kundër-tank në Dobraç të Shkodrës

15 prill 2019
Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse u angazhua në operacionin e heqjes së një sasie municioni të gjetur në ambientet e një magazine të braktisur në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar.
Alarmin për prezencën e këtij municioni e dha pronari i këtij objekti, i cili duke pastruar ambientet e kësaj godine ka evidentuar sasinë e municioneve luftarake.
Specialistët EOD pasi evidentuan prezencën e municioneve luftarake, konstatuan se bëhej fjalë për 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse.
Për shkak të llojit të tyre, municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.
Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden predha municione luftarake predhat ne shkoder gjenden predha municione luftarake predhat ne shkoder

Sondazh

Poll