Aktualitet

Vrau në mënyrë makabre çiftin e moshuar në Britani, Gjykata ‘me dorë të hekurt’ ndaj shqiptarit të dënuar

15 Prill 2019, 11:21 Nga DOSJA
Vrau në mënyrë makabre çiftin e moshuar në Britani,

BRITANI- Ka dështuar kërkesa e shqiptarit për apelim të vendimit, ku u dënua me 35 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasjen makabre të një çifti në Angli.  Ali Qazimaj, 45 vjeç, nga Tilbury, Essex, që është burgosur për së paku 35 vjet, kishte kërkuar leje për të apeluar, pasi u shpall fajtor për vrasjet në 2017.

Gjykatësi që i dha dënimin, Jeremy Stuart–Smith, e përshkroi vrasjen si të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme dhe vrasësin, si të pamëshirshëm.

Ali Qazimaj që shkoi në Britani si azilkërkues në vitin 1999, këmbënguli në gjyq se ai ishte viktimë e një identiteti të gabuar dhe pretendoi se nuk kishte vënë kurrë këmbë në Britani, para se ta ekstradonin nga Luksemburgu. Ai pretendonte se ishte shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi.

Në një seancë dëgjimore në Londër të enjten e kaluar, një gjykatës në Apel që i shqyrtoi dosjen, e hodhi poshtë kërkesën për leje për të apeluar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ali qazimaj britani denohet shqiptari ne britani ali qazimaj britani denohet shqiptari ne britani

Sondazh

Poll