Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spahajn

15 Prill 2019, 11:04 Nga DOSJA
KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës,

Tiranë- KPK ka shkaruar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spahaj.

Sipas relatores, Spahaj nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe kursimet që kishte deklaruar ndër vite. Gjatë hetimeve të KPK-së, u gjetën edhe disa shuma në llogari bankare që nuk ishin deklaruar duke çuar në një bilanc negativ prej 6.3 milion lekësh.

Në fjalën e saj, Spahaj tha se mosdeklarimet ishin pakujdesi e saj dhe se mungon edhe të ardhurat e bashkëshortit. Njësoj si Donika Prela edhe Spahaj tha se kompanitë e ndërtimit që kishin punësuar të shoqin që nuk kishin paguar sigurime dhe tatime për rroga të plota.

Kujtojmë se Albina Spahaj e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Ajo ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në tetor 2016, Spaha u komandua kryetare e Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçi i cili u akuza për një skandal seksual, për të cilin gjykata e nxorri të pafajshëm.

J.V.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albina spahaj kpk shkarkon vettingu albina spahaj kpk shkarkon vettingu

Sondazh

Poll