Aktualitet

Shkarkimi i rektorit, dekani i Juridikut: Shkelje të hapura të ligjit duke marrë njerëz në punë, të pajustifikueshme

15 Prill 2019, 11:18 Nga DOSJA
Shkarkimi i rektorit, dekani i Juridikut: Shkelje të hapura të ligjit

TIRANE- 4 dekanë të Fakulteteve në Universitetin e Tiranës kanë dalë në një konferencë për mediat, pas vendimit të Ministres së Arsimit, Besa Shahini për të shkarkuar Mynyr Konin nga posti i rektorit.

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha ka thënë se Universiteti i Tiranës nën drejtimin e Konit, ka qenë në një drejtim hierarkik dhe ka patur shumë shkelje.

Drejtimi hierarkik, pa u zbatuar kompetencat sesi funksionon një universitet. Kemi një ligj që thekson më shumë autonominë. UT ka qenë në një drejtim hierarkik. Kemi bërë luftën tonë para se ajo të bëhej mediatike. S’është mirë që të ketë ndërhyrje, por është shumë mirë që në zbatim të autonomisë, nëse gjërat nuk funksionojnë e keqja të ndërpritet, një nga mënyrat është që drejtuesi mund të pezullohet me urdhër të ministrit kur ministri konstaton shkelje. Më mirë vonë sesa kurrë, ajo që urdhëroi ministrja garanton autonominë nga paligjshmëria. Rektori ka patur shumë shkelje, ato janë konstatuar, ka marë njerëz në punë në kundërshtim me ligjin. Janë kryer veprime hapur në shkelje me ligjin.

Reagimi i dekanëve të 4 fakulteteve, vjen pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin Mynyr Koni dhe për të kërkuar pezullimin e tij nga presidenti Ilir Meta. Vetë Koni e cilësoi këtë një ndërhyrje në shkelje të ligjit, ndërkohë që përplasja mes tij dhe qeverisë Rama i ka rrënjët më thellë, në një debat të iniciuar gati 2 vite më parë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha shkarkimi i mynyr konit artan hoxha shkarkimi i mynyr konit

Sondazh

Poll