Aktualitet

Shkarkimi nga Vettingu i Elezit dhe Ademit, KLP zgjedh kryeprokurorët e Sarandës dhe Durrësit (Emrat)

15 Prill 2019, 10:50 Nga DOSJA
Shkarkimi nga Vettingu i Elezit dhe Ademit, KLP zgjedh kryeprokurorët e

TIRANË–Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur ditën e sotme, drejtuesit e prokurorive dhe Gjykatave në Sarandë e Durrës.

Në gjykatën e Apelit në Durrës janë caktuar si prokurorë, Afërdita Ndoi dhe Ludovik Doda.

Gjithashtu, KLP ka vendosur që të emërojë me 7 vota pro, Sali Hasën si drejtues të prokurorisë në Sarandë.

Këto emërime vijnë pas vendeve bosh që u krijuan pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për Ferdinand Elezi dhe Edison Ademin.

Gjithashtu është miratuar me 5 vota pro, rikthimi në prokurorinë e Tiranës për Leonard Filopatin. Ai ishte i komanduar në Ministrinë e Drejtësisë, por me përfundimin e afatit ai do të rikthehet në organin e akuzës.

Një tjetër lëvizje në prokurori është edhe ajo e Isa Jatës si prokuror në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, Bledar Valikaj, është emëruar si prokuror pranë gjykatës së Apelit të Tiranës.

Vijon…

(F.g/dosja.a)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ludovik doda mbledhja e klo sali hasa shkarkimet nga vettingu ludovik doda mbledhja e klo sali hasa shkarkimet nga vettingu

Sondazh

Poll