Aktualitet

Pezullimi i Mynyr Konit, Besa Shahini s’humbet kohë, emëron rektorin e ri (Emri)

15 Prill 2019, 10:30 Nga DOSJA
Pezullimi i Mynyr Konit, Besa Shahini s’humbet kohë, emëron

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nuk ka humbur kohë. Dy ditë pas pezullimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, Shahini ka emëruar në këtë detyrë Benard Dostin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Dosti, aktualisht zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Po ashtu sot, rivali i Mynyr Konit, Dhori Kule tha para gazetarëve se shkeljet e Konit ishin të patolerueshme, dhe prej 1 viti e gjysëm situata kishte ngecur. Ai tha se Ministrja e Arsimit ka respektuar ligjin me këtë vendim.(Lexo ketu)

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi pezullimin e Mynyr Konit më 13 prill me arsyetimin se ai kishte abuzuar me detyrën duke mos reflektuar me ndryshimet për Paktin për Universitetin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet benard dosti besa shahini mynyr koni pakti per universitetin shkarkimi i mynyr konit benard dosti besa shahini mynyr koni pakti per universitetin shkarkimi i mynyr konit

Sondazh

Poll