Aktualitet

Ndërtimi i HEC-eve/ Ministria e Energjisë: Ndërpritet kontrata me 17 subjekte

15 Prill 2019, 10:29 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-eve/ Ministria e Energjisë: Ndërpritet kontrata me

TIRANË- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati gjatë një dalje për mediet ditën e sotme, ka njoftuar se është ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve në vend.

Bonati theksoi se kjo shifër mund të rritet. Ndërprerja e njëanshme e kontratës është për shkak se subjektet nuk kanë respektuar kushtet ligjore dhe afatet procedurale, përfundime këto të mbërritura nga skanimi i bërë në terren nga ana e ministrisë.

Deklarata e plotë e Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati

Procesi i skanimit të situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve që kanë përfituar kontrata për ndërtimin e HEC-eve ka vijuar me ritme të shpejta, sipas planit të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në zbatim të Urdhrit nr. 47 dhe nr. 48, datë 30.1.2019, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”, janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më frekuentet janë:

Mosrespektimi i afateve proceduriale;

Mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.

Nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, tashmë ka përfunduar procesi monitorimi dhe verifikimit i situatës në terren dhe puna është fokusuar në praktikën dokumentare dhe në koordinimin e qëndrimeve me institucionet e tjera, si:

Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;

Agjencinë e Manaxhimit të Burimeve Ujore;

për të dalë në konkluzionet finale mbi procedurat dhe hapat që do të ndiqen.

Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste.

Sikurse është thekuar edhe më parë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po procedohet me kujdes, për të minimizuar risqet e mundshme dhe implikimet financiare për Buxhetin e Shtetit.

Problematikat e konstatuara në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, po analizohen në funksion të riinxhinierimit të gjithë procedurës për lidhjen e kontratave koncesionare, sikurse dhe për procesin e monitorimit dhe kontrollit të kësaj të fundit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hantin bonati hec-et ndertimi i hec-eve hantin bonati hec-et ndertimi i hec-eve

Sondazh

Poll