Politike

‘S’jam i kënaqur nga vetja ime, jo me drejtorët/ Shalsi: Rama e ka ngritur shumë lart stekën e kërkesave!

28 Shtator 2020, 14:19 Nga DOSJA
‘S’jam i kënaqur nga vetja ime, jo me drejtorët/ Shalsi:

TIRANË- Ministri për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e shtabit elektoral, ku ka kërkuar më shumë nga socialistët.

Gjatë mbledhjes Rama u shpreh se kërkonte më shumë nga të tjerët pasi nuk ishte i kënaqur as me performancën e tij, ndërsa Shalsi shtoi se kreu i qeverisë e kishte ngritur shumë lart stekën e kërkesave.

“Kam prej shumë vitesh që kam punuar me Edi Ramën dhe nuk mbaj mend që ai të ketë qenë i kënaqur me atë që kemi arritur që nga koha e Bashkisë dhe më pas në qeverisje. Pra pritshmëria që ka ndaj vetes dhe ekipi i afërt është tejet i lartë. E vërteta është se Rama e ka ngritur shumë lart stekën e kërkesës së llogarisë karshi njerëzve të afërt, ndaj atyre që janë shërbëtor publik. Një thirrje për të bërë më mirë e më shumë për t’iu përgjigjur qytetatrëve me më shumë profesionalizëm kërkesave. Motoja jonë është bëjë diçka më mirë sot nga sa e ke bërë dje, dhe jemi koshientë që nëse nuk përmirësojmë përditë veten tonë, atëherë qytetarët nuk kanë se si të mos jenë të kënaqur me ne”, përfundoi Shalsi në intervistën e tij në Report Tv.

Sot kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje në selinë rozë me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe. Në këtë mbledhje u diskutua për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Pas takimit kreu i qeverisë tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij dhe jo më me punën që kanë bërë drejtuesit politik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama mbledh shtabin eduard shalsi rama mbledh drejtuesit politik në qarqe edi rama edi rama mbledh shtabin eduard shalsi rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2020, 10:00

TIRANË– Të qeshura tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gj...