Politike

Tensione në Kuvend, deputeti se ka mendjen fare, Manja i kthehet Korab Litës: Shqip fola! Ke mësuar gjuhë të huaj në Kamë

28 Shtator 2020, 11:46 Nga DOSJA
Tensione në Kuvend, deputeti se ka mendjen fare, Manja i kthehet Korab

TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja është përplasur me deputetin e opozitës Korab Lita, i cili duket se nuk e ka pasur mendjen se çfarë u vendos në mbledhjen e sotme. 

Në fjalën e tij, Manja iu kthye Litës, duke ia shpjeguar edhe njëherë me tone të larta se çfarë u vendos, duke i përmendur me ironi edhe vendin nga ku është zgjedhur deputet.

“Ore ti a je në mbledhje apo në Këshill Politik. O zotëri më duket se fola shqip. Ti ke nevojë për përkthyer të përkthej shqip se ke mësuar atje të në Kamëz gjuhë tjetër. Kemi tre nisma dhe do bëjmë një tekst të integruar. Ramë dakord? Nuk ke rënë ti? Atëherë kur të biesh ti do biesh mbrapa,”- tha Manja.

Ndërkohë që më pas në Komisionin e Ligjeve u vendos që të gjitha propozimet do të integrohen në një draft të vetëm për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor. Deputetët do të mblidhen sërish nesër për të miratuar ndryshimet nen për nen.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve korab lita ulsi manja komisioni i ligjeve korab lita ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2020, 10:00

TIRANË– Të qeshura tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gj...