Opozita dorëzoi draftin, Yuri Kim: Jam e lumtur, çdo palë duhet t’i qëndrojë marrëveshjes se 5-qershorit
28 Shtator 2020, 14:53Nga DOSJA
HIMARË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar nga Himara draftin e dorëzuar nga Opozita e Bashkuar. Ajo u shpreh e lumtur se Opozita e Bashkuar ka marrë përgjegjësinë për dorëzimin e draftit dhe se do të jetë e angazhuar me të gjitha palët.
“Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohen me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritete tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara. Në Qershor, Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perfekt por do të shpjerë në drejtimin e duhur. Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kam thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reale. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershori arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim,”- tha Kim nga Himara.
Opozita e Bashkuar dorëzoi një ditë mëp arë draftin në Këshillin Politik, ku kërkoi hapjen 100% të listave. Ndër të tjera në draft kërkohej mbajtja e koalicioneve siç janë, dhe se emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor duhet të paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “A”. Po ashtu Opozita e Bashkuar propozon që subjekti zgjedhor të mos ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Në fund, në draft u theksua se për çdo mos-marrëveshje do të kërkojë ndërhyrjen e ODIHR-it.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi propozimin që opozit...
TIRANË- Ministri për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e shtabit elektoral, ku ka kërkuar më shumë ...
TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 12:00. Duke marrë parasysh faktin që palët i ka...
TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja është përplasur me deputetin e opozitës Korab Lita, i cili duket se nuk e ka pasur mendjen se çfarë ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbështetur draftin e opozitës së Bashkuar për Kodin Zgjedhor. Nëpërmjet një postimi në Facebook presidenti shprehet se draf...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka premtuar se nuk do ta përmendë më kurrë emrin e socialistit Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, Mu...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi paralajmëron se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese Kodin Zgjedhor. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Ligj...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke propozuar që nismat e Myslim Murrizit dhe Partisë Socialiste.Sipas kreu...
Politike28 Shtator 2020, 10:00
TIRANË– Të qeshura tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gj...
TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni ka parashikuar një dimër të ashpër politik. Në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, ...