Politike

Sërish mbledhje të KP-së, e kërkon Rudina Hajdari: Propozoj të takohemi nesër në 12:00. Sytë e shqiptarëve janë nga n

28 Shtator 2020, 12:04 Nga DOSJA
Sërish mbledhje të KP-së, e kërkon Rudina Hajdari: Propozoj

TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 12:00. Duke marrë parasysh faktin që palët i kanë depozituar propozimet e tyre, të takohen sërish për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Më tej Hajdari kërkoi nga palët që të bëhen bashkë për të përfaqësuar vullnetin e qytetarëve duke miratuar me konsensus hapjen e listave për zgjedhjet e ardhshme.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje. Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave,”-shkruan Hajdari. 

KËRKESA E PLOTË: 

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik, me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje. Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave. Le të bëhemi bashkë dhe ta përfaqësojmë këtë vullnet qytetar, duke e miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme. Duke uruar në një përgjigje pozitive. Me respekt, Rudina Hajdari.

Ndërkohë jo më lart se mbrëmjen e djeshme edhe opozita e bashkuar dha propozimin e saj për variantin e ri, duke kërkuar ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore si edhe hapjen e listave 100%.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2020, 10:00

TIRANË– Të qeshura tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gj...