Aktualitet

Djegia e “Porsch-it” në Elbasan/ Dyshohet se zjarrin makinës luksoze ia vuri ish-bashkëjetuesja e biznesmenit, sherri me

28 Shtator 2020, 11:39 Nga DOSJA
Djegia e “Porsch-it” në Elbasan/ Dyshohet se zjarrin

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga djegia e makinës “Porsche” në Elbasan, e cila është në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi. Gazetari Elton Qyno shkruan se policia ka dyshime se pas kësaj ngjarjeje qëndron hija e një konflikti disa vjeçar, që biznesmeni Elis Bahushi ka me ish-bashkëjetuesen e tij Ermira P.

Biznesmeni i njohur,  gjatë këtyre viteve rezulton të jetë proceduar disa herë për dhunë në familje, madje në vitin 2016 është dënuar me 4 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në familje”.

Sherri me ish-bashkëjetuesen dhe dënimi me 4 muaj burg

Biznesmeni ka bërë edhe një sherr me ish-bashkëjetuesen, në një nga bizneset e tij. Më 11 gusht të vitit 2015, Elis Bahushi ka dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij Ermira P, në ambientet e lokalit “Frost Club” në pronësi të biznesmenit. Ermira P,  shkoi për të marrë një sasi prej 27.000 lekësh të vjetra, sipas porosisë që Elis Bahushi, i kishte thënë një natë më parë. Kur Ermira.P, ka shkuar atje Elis Bahushi, jo vetëm nuk ja ka dhënë lekët e premtuara një ditë më parë, por ka filluar ta godasë me duar e shkelma. Në këtë kohë ka reaguar dhe Ermira.P duke bërtitur, sharë ofenduar Elis Bahushin dhe duke thyer e shkatërruar sende të ndryshme të lokalit.

Që prej vitit 2001, Elis Bahushi, administron dhe drejton një biznes konfeksionesh në Elbasan, që quhet “Inter-Elis”. Ndërkohë në pronësi të tij rezulton të jetë dhe lokali “Frost-Club”.

Gjatë natës është djegur pjesërisht në Elbasan makina tip “Porsche” me targa AA 007 e biznesmenit Elis Bahushi. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Bahushi është një emër i njohur për policinë, pasi është akuzuar për laboratorin e drogës në Has, si pjestar i grupit të Avdylajve. Njëkohësisht ai është edhe subjekt i OFL-së.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elis bahushi shkrumbohet porsche në elbasan elis bahushi shkrumbohet porsche në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 10:40

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator fa...