Aktualitet

Tre të rinj nuk i binden urdhrit të policisë, tentojnë të largohen. Iu sekuestrohet lëndë narkotike, automjeti dhe 3 tele

28 Shtator 2020, 11:25 Nga DOSJA
Tre të rinj nuk i binden urdhrit të policisë, tentojnë

TIRANE– Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, nga forca e posaçme “Shigjetat” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Forca e posaçme “Shigjetat” ka arrestuar tre të rinj që janë kapur me disa doza lëndë narkotike, si dhe ka sekuestruar një automjet dhe tre telefona celularë.

Njoftimi i policise:

Forca e posaçme “Shigjetat” godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, 1 automjet dhe 3 telefona celular. Vihen në pranga 3 shtetas. Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, nga forca e posaçme “Shigjetat” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë. Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”. Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., E. Ç. dhe R. H. dhe materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim tre te rinj arrestim tre te rinj

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 10:40

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator fa...