Aktualitet

I lidhin me zinxhirë për shtylle për ditë me rradhë, zbulohet banda e trafikantëve në Spanjë që torturoi dy shqiptarët

28 Shtator 2020, 12:21 Nga DOSJA
I lidhin me zinxhirë për shtylle për ditë me rradhë,

SPANJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Valencia të Spanjës ku siç raportojnë mediat e huaja një bandë trafikantësh mbajti të mbyllur dhe të lidhur me zinxhirë dy burra me origjinë shqiptare në një zonë të fshehur urbane në Náquera.

Ngjarja është njoftuar prej vet shqiptarëve, ku njëri prej tyre arriti të lirohet dhe të shpëtojë të shtunën e kaluar pas katër ditësh rrëmbimi. Ata akuzoheshin nga banda se kishin vjedhur një sasi të madhe marijuane që ata e rritën dhe e fshehën në vendin ku mbaheshin.

Një prej pengjeve arriti të thyejë zinxhirët me të cilët ishte lidhur dhe u arratis për të kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi forcat e sigurisë.

Garda Civile dhe Policia Lokale morën në pyetje burrin, i cili i paralajmëroi ata se i njohuri i tij ishte ende duke u mbajtur dhe i çoi në vendin ku ai ishte, gjithashtu me shumë lëndime dhe i lidhur me zinxhirë në një shtyllë. Pas kontrollit të ambienteve u gjet kanabis si dhe enë për kultivimin e lëndës narkotike. Të dy të liruarit janë marrë në pyetje për të përcaktuar marrëdhëniet e tyre me bandën e drogës.

Burimi: Elmundo.es

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet náquera shqiptaret ne spanje spanje náquera shqiptaret ne spanje spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 10:40

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator fa...