Aktualitet

Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës, iu sekuestrohet 176 kg lëndë narkotike, në

28 Shtator 2020, 12:42 Nga DOSJA
Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë

DURRES– Është arrestuar kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Arben Lekli, Alban Bendo, Sefedin Dokaj 31-vjeç, Fatjon Beshiri 31-vjeç banues në Poliçan, Anxhela Beshiri 25 vjeçe banuese ne Durres, punonjëse ne Policinë, Fatos Lamaj  44-vjeç, kryeplaku i fshatit.

Janë sekuestruar 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa si pasojë e operacionit antidrogë të koduar “Kanioni”.

Ndërkohë në kërkim është shpallur administratori i Njësisë Administrative Tërpan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policise:

SkraparVijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”.

Sekuestrohen 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës.

Shpallet në kërkim administratori i Njësisë Administrative Tërpan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:L., 43 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Durrës, S. D., 32 vjeç, banues në Poliçan, F. B., 31 vjeç, banues në Poliçan dhe A. B., 25 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse policie në Bashkinë Durrës (vëlla dhe motër), si dhe F. L., 44 vjeç, banues në Çorrogjafë, Berat, kryeplaku i fshatit Çorrogjafë.Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. B., 14 vjeç, banues në Durrës.Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit A. L. dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike kanabis.Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi E. Z., banues në Tërpan, Berat, (administrator i Njësisë Tërpan), për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka kontrolluar territorin dhe nuk ka dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime arrestime

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 10:40

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator fa...