Aktualitet

Infektohet me COVID-19, Silva Bino. Shefja e epidemologjisë flet nga Infektivi: Jam mirë, erdha për t’u izoluar!

28 Shtator 2020, 10:42 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19, Silva Bino. Shefja e epidemologjisë flet nga

TIRANË- Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është infektuar nga COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bino ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ajo është shtruar të premten në spitalin COVID-1, ku po merr ndihmë mjekësore pasi është paraqitur me temperaturë. Shefja e Epidemiologjisë prej disa ditësh është me temperaturë teksa kolegët po përpiqen ta mbajnë gjendjen e saj shëndetësore të stabilizuar. Ndërkohë që vetë Bino ka folur nga brenda Infektivit, nga ku pretendon se gëzon shëndet të mirë dhe se është shtruar për t’u izoluar.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka uruar shërim të shpejtë, duke shtuar se ajo po trajtohet me profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Po ashtu për Binon ka reaguar dhe shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, i cili shkruan se koronavirusi tani ka marrë përmasa të mëdha dhe po infekton pa kursyer edhe personelin mjekësor, ndërsa shton se edhe Bino nuk ishte e paprekshme prej tij.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet silva bino silva bino infektohet silva bino silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 10:40

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator fa...