Politike

‘Po na studion Oksfordi’/ Ralf Gjoni i shqetësuar në Kuvend: Jemi bërë si “Game of Thrones”, situata do bëhet pëlc

28 Shtator 2020, 09:45 Nga DOSJA
‘Po na studion Oksfordi’/ Ralf Gjoni i shqetësuar në

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni ka parashikuar një dimër të ashpër politik. Në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Gjoni u shpreh tri forcat e mëdha politike po bëjnë çdo gjë për të bllokuar ndryshimet e reja, por gjithashtu ka parashikuar një inat populluar, nga i cili sipas deputetit nuk do ta ‘shuajnë’ dot as diplomatët e huaj.

A mund ta heqim këtë se na ndërpret fillimin e mendimit? Mund t’i themi pak IT? Ia dolën! Nuk kam ardhur që të mbroj Nisëm Thurje, se i takonte Rudinës që ta merrte me flakë. Ka një qëllim të përbashkët të forcave të mëdhaja për t’i bllokuar të gjitha iniciativat për t’i dhënë frymë marrëveshjes së 5 qershorit. Jam i zhgënjyer nga Hajdari dhe Gjiknuri pavarësisht miqësivë, si krerë të KP. Ky ndryshim nuk duhet të ndodhte sot fët e fët. Unë kam dëshirë ta mbroj këtë propozim. Dua t’ju informoj që ky projektligj është futur në Oksford për impaktin. Do analizohet edhe mënyra si është trajtuar projektligji për ndikimin në demokraci. Kërkohet të eliminohen barrierat për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Jemi bërë si Game of Thrones. Jemi përballë një dimri të acartë. Se ju keni hall se dimri do iu prek të tjerëve, inati popullor i njerëzve do jetë i frikshëm dhe ju do përballeni dhe me popullin ndaj hallin e keni të përbashkët dhe masat po i merrni bashkë që askush të mos reagojë në mënyrë të dhunshme ndaj zullumeve tuaja. Prandaj keni refuzuar që ky propozim të trajtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Propozimet e fundit me tallë Arqilenë dhe Xhamilet. Mw falni pwr analogjinw. Në SHBA po armatosur para zgjedhjeve. BE është në luftë të paparë të brendshme. Jam firmëtar i Murrizit donim propocinal kombëtar me lista të hapura, por nuk e arritëm dot. Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër. Të mendojmë njëherë për këtë vend. Nëse ka mundësi që propozimet tona në amendamet, çdo detaj që iu e quani të mirë unë iu inkurajoj ta merrni parasysh me qëllimin e situatës shoqërore. Unë e parashikoj të jetë pëlcasëse dhe asnjë i huaj s’do merrte përsipër që ta qetësonte,”-u shpreh Gjoni.

Ndërkohë që më pas në Komisionin e Ligjeve u vendos që të gjitha propozimet do të integrohen në një draft të vetëm për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor. Deputetët do të mblidhen sërish nesër për të miratuar ndryshimet nen për nen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve ralf gjoni komisioni i ligjeve ralf gjoni

Sondazh

Poll