Politike

‘Mos më pengoni mua që dua ti kem 100% të hapura’/ Murrizi tek “Ligjet” sfidon maxhorancën: Më 25 prill provojmë v

28 Shtator 2020, 09:42 Nga DOSJA
‘Mos më pengoni mua që dua ti kem 100% të hapura’/

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka diskutuar lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas ndryshimeve Kushtetuese të datës 30 Korrik. Murrizi është shprehur edhe njëherë se kishte kërkuar që të kishte lista të hapura, por në pamundësi të ndodhë, ka shtuar se duhet që rregullat e lojës janë të njëjta.

Ne kërkonim që në Janar të këtij viti listat e hapura kombëtare. Propozimi ynë nuk ka gjetur hapësirë në ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut, pasi ende ndarja do të jetë rajonale, ne i qendrojmë propozimit të së premtes. Nuk kërkojmë të kushtëzojmë asnjë subjekt politik, por as nuk mund të na kushtëzojnë as neve. Për të hapur listat 100% do të isha dakord me çdo lloj propozimi, duhet të ketë vullnet për të aplikuar ndryshimet Kushtetuese të 30 Qershorit. Propozimi që PS ka bërë për listat, është një lloj sondazhi, ju thoni që ne listat i kemi të hapura, por nuk e respektojmë atë që propozojnë qytetarët. Pra nëse ju si mazhorancë doni të respektoni 1/3 e listës së mbyllur, po mos më pengoni mua që dua ti kem 100% të hapura. Ne në emër të 20 deputetëve kemi kërkuar hapjen e listave 100%, nëse jeni dhe ju dakord, atëherë mund të hyjmë në një garë të ndershme. Ne kërkojmë që të na krijohen mundësitë që në datën 25 Prill të provojmë veten, kërkojmë uljen e pragut në 1%,”-tha Murrizi. 

Ndërkohë që më pas në Komisionin e Ligjeve u vendos që të gjitha propozimet do të integrohen në një draft të vetëm për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor. Deputetët do të mblidhen sërish nesër për të miratuar ndryshimet nen për nen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve myslim murrizi komisioni i ligjeve myslim murrizi

Sondazh

Poll