‘Pragun zgjedhor fute andej nga ka dalë’/ Murrizi nuk përmbahet: Në tetor dërgoj në Gjykatën Kushtetuese Kodin Zgjedho
28 Shtator 2020, 11:15Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi paralajmëron se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese Kodin Zgjedhor. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Murrizi tha se hapja e listave është prej 15 muajsh në kërkesat e opozitës parlamentare.
“5 Qershori nuk është as Bibël dhe as Kuran, ti shkel Kushtetutën por nuk shkel ndërkohë firmën e kryetarit. Edhe ti vetë jashtë kësaj salle nuk e beson atë që ke propozuar, edhe Ver Llapa po të ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese do ta rrëzonte këtë. Vetë unë do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, në rast se ju do e kaloni. Kjo që propozoni ju e diskretiton votën e qytetarëve. Nuk ta lejon Kushtetuta që ti mbyllësh listat më shumë se 2/3. Është në kërkesën e opozitës parlamentare prej 15 muajsh për hapjen e listave. Unë Myslim Murrizi do të kandidoj si i pavarur, në daç në Fier në daç në Tiranë, atë pragun kombëtar fute në… andej nga ka dalë,”- u shpreh Murrizi.
Ndërkohë që më pas në Komisionin e Ligjeveu vendos që të gjitha propozimet do të integrohen në një draft të vetëm për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor. Deputetët do të mblidhen sërish nesër për të miratuar ndryshimet nen për nen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke propozuar që nismat e Myslim Murrizit dhe Partisë Socialiste.Sipas kreu...
Politike28 Shtator 2020, 10:00
TIRANË– Të qeshura tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gj...
TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni ka parashikuar një dimër të ashpër politik. Në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, ...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka diskutuar lidh...
TIRANË– Dy nismat e propozuara nga grupi Demokrat me në krye Myslim Murrizin dhe ai i PS do të bashkohen në një tekst të integruar dhe do të shqyrtohen në ...
TIRANË– Ditën e sotme ka pasur sërish mbledhje në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është takuar me drejtuesit politikë në qarqe. Menjëher...
BERAT-Ditën e sotme demokratët e Beratit po votojnë për 26 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komis...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediet, pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit në qarqe. Mësohet se në këtë takim në fokus të diskutimeve ka...
SHQIPËRI- Këshilli i Europës ka vlerësuar Kuvendin për masat për parandalimin e korrupsionit.Mësohet se në seancën plenare të 85-të të GRECO-se që u zhvill...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm shifrat ku pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në biznesin e madh në fund të viti...