Politike

6 propozimet për Kodin Zgjedhor/ Të gjitha në një tekst të integruar, Komisioni i Ligjeve shtyn shqyrtimin nen për nen. Gj

28 Shtator 2020, 09:14 Nga DOSJA
6 propozimet për Kodin Zgjedhor/ Të gjitha në një tekst

TIRANË– Dy nismat e propozuara nga grupi Demokrat me në krye Myslim Murrizin dhe ai i PS do të bashkohen në një tekst të integruar dhe do të shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve por jo nesër. Sot u mësua se Kuvendi ka shtyrë shqyrtimin e nen për nen të drafteve dhe votimin më 1 tetor, duke u lënë më shumë kohë palëve për koncensus.

Sot, me votën e Andi Përmetit kundër, pjesëtarët e tjerë të Komisionit të Ligjeve kanë miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Gjatë seancës së sootme pati jo pak debate mes palëve politike. Në draftin e PS, parashikohet që të hapen listat 100% por formula që kanë propozuar e bën të vështirë ndryshimin e renditjes së kandidatëve nga partia politike, pasi konkretisht, Partia Socialiste kërkon që renditja e kandidatëve të bëhet në rend shifror, dhe kjo renditje ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh sesa mesatarja e partisë, që del nga pjestimi i numrit të votave që ka marrë subjekti politik me numrin e mandateve të fituara nga subjekti.

Ndërsa pragun zgjedhor, PS e propozon të jetë 3% në rang kombëtar. Megjithatë ky detaj u pranua që të negociohej nga Gjiknuri, i cili sqaroi edhe njëherë renditjen shifrore për deputetët e pranishëm. Ndërkohë propozimi i opozitës parlamentare, kërkon hapjen 1/3 e listës dhe 1% rang kombëtar. Murrizi në fjalën e tij u shpreh hapur kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke premtuar se do t’i dërgojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, deputeti Ralf Gjoni ka risjellë në tryezë edhe drafin e Nismës Thurrje, të cilët duan hapje 100% të listave. Ai këmbënguli në hapjen e listave, duke paralajmëruar edhe revolta nga qytetarët. Ndërkohë jo më lart se mbrëmjen e djeshme edhe opozita e bashkuar dha propozimin e saj për variantin e ri, duke kërkuar ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore si edhe hapjen e listave 100%.

Megjithatë drafti i dorëzuar dje nga opozita e bashkuar pritet që të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik.

Afati i fundit i vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishte data 1 tetor, kur duhet të vendosej përfundimisht për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por tashmë nuk dihet cila është.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve ndryshimet ne kodin zgjedhor komisioni i ligjeve ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll