Politike

28 Shtator 2020, 10:00 Nga DOSJA

TIRANË– Të qeshura tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka përmendur batutën e tij “tërmet, tërmet” të shkëputur nga përgjimet e publikuara nga “Bild” me Imer Lalën. Në fjalën e tij, Gjiknuri ka marrë shembuj konkretë në renditjen e kandidatëve për deputetë në rastin kur koalicionet do të dalin me një listë të vetme.

Me ndryshimin e Kushtetutës ndodhi një tërmet politik, se e kanë qejf kur e përmend unë fjalën tërmet. unë e përdora për provokim por aat që janë inteligjent nuk e hanë. Mirë pra lëvizjet tektonike politike. Se një shaka ishte. Pra koalicion do të thotë dy ose me shumë parti që paraqesin një listë të përbashëkt. Mendohet një listë e përbashkët. Zoti Basha i pari, Kryemadhi e dyta është e qartë. Kjo është lista ime po të isha Lulzim Basha në Tiranë, po s’jam Lulzim Basha. Edhe votat llogariten tek partia. Nuk ka asnjë impakt për përfaqësimin apo përfitimet,”-u shpreh deputeti. 

Ndërkohë që më pas në Komisionin e Ligjeve u vendos që të gjitha propozimet do të integrohen në një draft të vetëm për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor. Deputetët do të mblidhen sërish nesër për të miratuar ndryshimet nen për nen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni i ligjeve damian gjiknuri komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll